Të hyrat e Qeverisë ishin 448.7 milionë euro

Të hyrat e Qeverisë ishin 448.7 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar raportin e shpenzimeve tre mujore të Qeverisë së Kosovës.

Totali i shpenzimeve të Qeverisë gjatë këtyre tre muajve ishte 439 milionë euro, shkruan rtv21.tv

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me pjesëmarrje 31%, kontributet sociale dhe përfitimet 24%, formimi i kapitalit bruto 23%, konsumi i ndërmjetëm me pjesëmarrje prej 10%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura tjera të shpenzimeve”, shkruhet në raport.

Sa i përket të hyrave, për tremujorin e dytë për këtë vit të hyrat e Qeverisë ishin 448.7 milionë euro.

Pjesa më e madhe e tyre sipas këtij raporti, ka të bëjë me tatimet në produkte të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave. Pjesa tjetër e mbetur e tyre është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Ndryshe, raporti i tremujorit të parë i publikuar në muajin qershor nga ASK, tregon se Qeveria ka shpenzuar 368 milionë euro për tre muaj./21Media