Mbi 8 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 8 mijë e 777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës. Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH.
Në 24 orët e fundit, dy qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa janë konfirmuar 38 raste të reja, nga 3 mijë e 285 testime të kryera./21Media

Back to top button