Gjysma prej tyre ishin aksidente me të lënduar

Gjysma prej tyre ishin aksidente me të lënduar

Policia e Kosovës duke iu referuar gjendjes së përgjithshme në trafikun rrugor ku gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar se në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 44 aksidente në komunikacion.

Sipas policisë 22 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 22 të tjera ishin vetëm me dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, policia bën të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 50 tiketa dënimi./21Media