Viktima u dërgua në spital

Viktima u dërgua në spital

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit të Shqipërisë pasi ka plagosur me thikë kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie.

36 vjeçari i plagosur ndërkohë ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë. Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor”, ka njoftuar policia e Tiranës.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.