Hoti: Miniera e Kishnicës pjesë e projektit të Trepçës

Hoti premtoi revitalizimin e minierës së Kishnicës

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, bashkë me kryetarin e AKR-së Behxhet Pacolli dhe anëtarin nga Alternativa, Ilir Deda, kanë shpalosur sot programin qeverisë në fshatin Kishnicë në komunën e Graqanicës.

Përfaqësuesit e partive në koalicion u kanë premtuar se do të funksionalizimet miniera e Trepçës. Hoti  premtoi se miniera e Kishnicës do të bëhet pjesë e projektit më të madh të Trepçës.

“Ne kemi një program të jashtëzakonshëm. Unë pres me pa durim me filluar me zbatu atë program. Me ju ndihmu të rinjve edhe të rejave gjithë andej nëpër Kosovë. Edhe në këtë pjesë për me e gjete veten në vendin e tyre të punës, për t’ju ofruar arsim cilësor, e pastaj për t’u integrua. Ne kemi njerëz të jashtëzakonshëm që janë provuar edhe në profesionet e tyre paraprake edhe në funksionet që kanë pasur edhe në biznes në Kosovë. Është miniera afër e Kishnicës, ka me u bërë pjesë e projektit të madh të revitalizimit të Trepçës, për me ju mundësuar plotë njerëzve të kësaj ane që ta gjejnë veten. Ne ju garantojmë një shtet të drejtës. Kemi me ofruar mundësi të barabarta, por ne kemi nevojë për mbështetje”, tha Hoti.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni i përbërë nga LDK-AKR-Alternativa, do të zgjedhë problemet e shumta siç janë në arsim, shëndetësi dhe punësim.

 

“Unë ju siguroj se koalicioni ka  një program shumë të mirë, që e zgjidh problemin e papunësisë, që e zgjidh problemin e zhvillimit ekonomik, që i zgjidh problemet e arsimimit shumë më të mirë të fëmijëve tanë edhe që e zgjidh problemin e shëndetësisë përfshi edhe aspirata tona të anëtarësimit në evropian”, tha Mustafa.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli tha se do t’ia kthejë gjallërinë e dikurshme Kishnicës.

 

“Tani ne jemi gjithë në shtëpinë e madhe të Ibrahim Rugovës. Unë jam komshiu i juaj më së afërmi. Në njëfarë mënyre unë jam anëtar i degës së AKR-së të kësaj ane. Kemi vendos me mbështet Hotin Avdullahun, profesorin e nderuar me mbështet me vizionin e tij për kryeministër të Kosovës në mandatin e ardhshme. Miniera është këtu, unë e kujtoj mirë kur kjo miniera ka punuar, kur kam ardhur kësaj rruge këtu, atëherë më është dukur se jam në një qytet. Për arsye se ka pasur gjallëri kjo rrugë, dhe me emër të Zotit ne do të ja kthejmë gjallërinë prapë kësaj ane”, tha Pacolli.

Ndërsa Ilir Deda, nga Alternativa, ka thënë se qeverisja e koalicionit të madh nuk do t’i harrojë qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm Kishnicën.

 

“Ku është rinia aty është ardhmëria. Përvoja e tyre na ka bërë bashkë. Tash Avdullahu, është njeri më i qëlluar për kryeministrin e ardhshme të Kosovës. LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi nuk ka me lënë asnjë pjesë të Kosovës të harrure. Ju e dini më së miri këtë. Se prej një vendi më të zhvilluar qeveritë e Kosovës ato të udhëhequra prej PDK-së e këtyre që janë bërë bashkë, nuk kanë dashur me ndier për këtë vend. Qeveria jonë, jo veç Kishnicen, po asnjë vend në Kosovë nuk do ta lejë të harruar”, tha Deda.

Back to top button