Shqiptohen mbi 1 e 700 tiketa dënimi

Shqiptohen mbi 1 e 700 tiketa dënimi

Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 46 aksidente komunikacioni, 3 prej tyre me fatalitet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 12 aksidente janë me të lënduar, ndërsa nga 34 të tjerat vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Policia sot ka njoftuar për dy aksidente me fatalitet, një person vdiq në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë dhe një tjetër në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë.

Ndërsa sa i përket shkelje të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1 mijë e 749 tiketa dënimi.

Gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 39 persona, 21 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje ndërsa 5 në vuajtje të dënimit./21Media