46 aksidente gjatë 24 orëve në rrugët me mjegull

Mbi 990 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre 21 orëve janë regjistruar 46 aksidente, 34 prej tyre me dëme materiale, ndërsa me të lënduar vetëm 12.

Për shkelësit e rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar gjithsej 994 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv

27 persona janë arrestuar gjatë këtyre orëve, 17 janë dërguar në mbajtje, kurse vetëm 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë se me t’u shfaqur mjegulla në vendin tonë, Policia apeloi për kujdes gjatë vozitjes, duke ftuar vozitësit të përdorin dritat e mjegullës.

Mbani vëmendjen, mos shpejtoni”, ishte thirrja e tyre./21Media

Back to top button