Nxirren 4 trupa të pajetë të familjes Lala

Nxirren 4 trupa të pajetë të familjes Lala

Shkon në 46 numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se rreth orës 17:15, janë nxjerrë 4 trupa të pajetë të familjes Lala nga gërmadhat e vilës së tyre në zonën e ish-Kënetës.

Nga rrenojat jane nxjerr tre femijet dhe nena e tyre.

Aktualisht operacioni i kërkim-shpëtimit është mbyllur në Thumanë dhe te pallati 6 katësh te Kryqi i Kuq në Durrës.

Tërmet i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera në dy ditë.