Përvjetori kur Amerika i shpalli luftë Gjermanisë

Para 100 vjetësh SHBA hyri në Luftën e Parë Botërore

Bëhen 100 vjet nga hyrja e SHBA-ve në Luftën e Parë Botërore, përkatësisht shpalljes së luftës ndaj Gjermanisë, pas të cilës erdhi deri te transformimi i vendit në fuqi botërore dhe fillimit të asaj se si shekulli 20 shënohet si “shekulli amerikan”, vlerëson agjencia AP.

Presidenti amerikan, Vudro Uilson në Kongresin amerikan më 2 prill 1917 u shpreh për hyrjen e SHBA-ve në luftë, ndërsa katër ditë më vonë Kongresi këtë edhe e miratoi.

Në këtë moment, sipas fjalëve të historianit ushtarak Luk de Vos, “ushtria amerikane ishte më e vogël se ushtria daneze dhe shumë më e vogël se sa ajo belge”.

Megjithatë, hyrja e SHBA-ve në luftë i ndryshoi të gjitha dhe ardhja e 2.1 milionë ushtarëve amerikanë ishte njëri nga faktorët kryesorë për rrjedhën e luftës.

Në fazën kyçe të Luftës së Parë Botërore, në vjeshtë të vitit 1918, SHBA-të kryen ofensivën Mes-Argon, i cili ishte operacioni më i madh dhe më i përgjakshëm i forcave amerikane në këtë luftë. Aty morën pjesë mbi 1,2 milionë ushtarë amerikanë, ndërsa gjatë 47 ditëve sa zgjati ofensiva, jetën e patën humbur 26.000 amerikanë.

Ndryshe, në varrezat në Mes-Argon janë varrosur 15.200 ushtarë të vrarë amerikanë./21Media

Back to top button