"Lajm i pritur por kam besuar që shtyerje do ketë për 3-6 muaj por jo për një vit"

“Lajm i pritur por kam besuar që shtyerje do ketë për 3-6 muaj por jo për një vit”

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sot ka marrë vendimin që të shtyjë Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020” për vitin e ardhshëm.

Për këtë ka reaguar edhe trajneri kosovar, Driton Kuka i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se sipas tij kjo gjë është e pritur, mirëpo ai kishte menduar që këtë lojëra do të shtyhen për 3 apo 6 muaj, e jo më shumë.

“Lajm i pritur por kam besuar që shtyerje do ketë për 3-6 muaj por jo për një vit të plotë! Ekipi të cilin e kam përgatitur për plotë 4 vite drejt Normës e mandej drejt Olimpiadës në Tokio i cili ekip numëron 5 Norma Olimpike, që të gjithë me nivel të lartë si rezultat i një sistemi 4 vjeçar të punës sistematike tashmë do duhet të pres për një datë të re! Si do shkoj më tutje do shohim,së pari shëndet e tejkalim të krizës që ka goditur Botën“, ka shkruar ndër të tjera Kuka.

Lojërat Olimpike ishin planifikuar të fillonin në Tokio në 24 korrik. /21Media