48 orë ndalim për tre serbët që u zunë me granata dore
23 Tetor 2017
Ndaj tre të dyshuarve, serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve
Ndaj tre të dyshuarve, serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve
Policia raporton se dje në pikën kufitare në Jarinje, në autobusin e udhëtarëve me targa të Serbisë, i cili vinte nga Serbia në Kosovë, në pjesën e bagazhit në një qese plastike janë gjetur dy granata dore dhe detonator iniciues.
Me autobus udhëtonin 57 udhëtarë. Me urdhër të prokurorit, ndaj tre të dyshuarve, serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa automjeti transportues është konfiskuar.