India po përballet me reshje të vazhdueshme të shiut

India po përballet me reshje të vazhdueshme të shiut

Një zyrtar indian tha të shtunën se 48 persona kanë vdekur vetëm gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në rajonin verior të Uttar Pradesh-it.

Ky rajon është përballur me reshje të vazhdueshme të shiut ditëve të fundit dhe shumë lumenj kanë dalë nga shtrati mbi nivelin e rrezikut.

Këto reshje kanë ndikuar në jetën e rreth 580 mijë njerëzve, kryesisht në pjesën lindore të këtij rajoni, ku ka më shumë rrezik nga vërshimet, transmeton rtv21.tv.

Sezoni i reshjeve në Indi zakonisht përfundon në muajin shtator, por këtë vit ka zgjatur një muaj më shumë. Reshjet e mëdha kanë shkaktuar vërshime që i kanë shkatërruar fushat me oriz dhe në disa raste kanë mbytur njerëz.

Të enjten, së paku 11 njerëz vdiqën dhe gjashtë të tjerë u shpallën të zhdukur pasi rajoni u godit nga vërshimet./21Media