18 aksidente u raportuan me të lënduar

18 aksidente u raportuan me të lënduar

Vetëm gjatë ditës së djeshme në territorin e Kosovës kanë ndodhur 49 aksidente.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 18 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse në 31 aksidente të tjera ishin vetëm për dëme materiale.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 62 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 19 persona, 13 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

Për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve në rrugët primare në kryeqytet, Policia e Kosovës po vazhdon aksionin sipas planit operativ i cili ka filluar të zbatohet nga data 2 shtator në Prishtinë./21Media