Buxheti i QKK-së për këtë vit është 760 mijë euro

Buxheti i QKK-së për këtë vit është 760 mijë euro

Me datën 31 mars 2017 është mbyllur aplikimi për projekte filmike në Qendrën Kinematografike të Kosovës, ku kanë aplikuar 49 projekte në kategori të ndryshme.

Në konkursin e filmit të metrazhit të gjatë artistik kanë aplikuar 12 projekte filmike, 9 projekte në koproduksion minor, 4 projekte në konkursin për film të metrazhit të gjatë artistik – debutant ndërsa 4 projekte në film të metrazhit të gjatë dokumentar.

13 projekte kanë aplikuar në film të metrazhit të shkurtër artistik, 2 projekte kanë aplikuar për film të animuar të shkurtër dhe 5 në zhvillim skenari.

Gjatë kësaj jave komisioni i formuar nga QKK do të shqyrtoj të gjitha projektet aplikuese për të verifikuar se a i plotësojnë kriteret në bazë të konkursit, ndërsa juria vlerësuese themelohet në fund të muajit prill dhe vendimet finale pritet të merren në fillim të muajit qershor.

Buxheti i QKK-së i ndarë nga MKRS për këtë vit është 760 mijë euro, mirëpo pritet të rritet me rishikim nga ana e Qeverisë së Kosovës./21Media