49-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

15 shkurti, Dita e Universitetit të Prishtinës

Sot shënohet 49-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. Viteve të fundit, UP-ja renditet ndër universitetet më të mira të rajonit.

UP është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe ka bashkëpunim me universitete dhe institucione perëndimore evropiane dhe amerikane.

UP ishte themeluar me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e kishte miratuar Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës kishte qenë një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës ishte mbajtur më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970 ishte mbajtur edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit ishte shpallur Ditë e Universitetit të Prishtinës.

Back to top button