Problemet e fshatrave të Sarajit

Fshatrat e Sarajit probleme me ujin, fatura të kripura, nuk e përdorin ujin e rezervuarit

Rërë dhe ujë të ndotur, dhe i pamjaftueshëm. Me këtë ujë furnizohen 1 mijë banorët e fshatit Bukoviç të Sarajit. Rezervuari i ujit ndodhet në krye të fshatit ndërsa dera e rezervuarit mbahet e mbyllur me qëllim mbrojtjen e ujit. Megjithatë banorët thonë se cilësia e ujit humbet gjatë sjelljes së tij nga fshati Rashçe, në largësi prej 4 kilometra e që ndotet nga ujërat e zeza përreth.

“Ne ujë kemi mirëpo nuk është i pijshëm. Është i ndotur dhe me bakterie dhe nuk është për të pirë, këtu përzihen dy ujëra në një vend njëri prej bjeshkëve dhe tjetri prej pompës së livadheve”, u shpreh Durak Abdullahi, banor i fshatit Bukoviç.

Banorët disa herë kanë shprehur pakënaqësitë për ujin.

Probleme me ujin ka edhe fshati fqinjë Kopanica. Bile një banorit po i vijnë faturat paushall, edhe pse nuk po e shfrytëzon ujin nga rezervuari që ndodhet afet shtëpisë së tij. “Unë jetoj afër rezervuarit, tek këto shtëpi, dhe ne nuk kemi ujë, kurse më ka ardhur të paguaj 7 mijë denarë kurse unë nuk kam të lidhur orën e ujit”, tha Shaban Saliu.

Ndërse një banor tjetër nga fshati Kopanicë duke treguar rezervuarin e këtij fshati thotë se uji nuk mjafton për nevojat e tyre. “Prej kur është ndërtuar ky rezervuar është në këtë mjerim, asnjëherë nuk ka qenë më mirë.   Ne çdo herë kemi problem me ujin. Tani kanë sjellë disa gypa, por si do të përcillet uji në Bukoviç kur me këtë rezervuar nuk mund të furnizohen vet banorët e këtij fshati”, tha Imerli Baftiari.

Ankesat e banorëve të këtyre dy fshatrave janë që të përmbushen premtimet për kujdesin e rezervuarëve meqë çdo lloj ndotje apo epidemi është e pafalshme të ndodhë për shkak të moskujdesit paraprak, raporton TV21./21Media

Back to top button