Reagon Ahmeti: Komuna nuk monitoron çerdhet private

Ahmeti: Çerdhet licencohen dhe monitorohen nga Ministria e Arsimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rastit të rrahjes së një fëmije nga edukatorja në kopshtin privat “Cambridge Kids”.

“Informojmë publikun dhe mediat se Komuna e Prishtinës NUK licencon dhe NUK monitoron çerdhet private. Çerdhet licencohen dhe monitorohen nga Ministria e Arsimit. Po ashtu, bizneset regjistrohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti shtoi se licencimin e monitorimin e kanë kërkuar shumë herë si kompetencë nga niveli qendror, por që nuk kanë marr përgjigje pozitive./21Media

Back to top button