Mësoni se cilat janë ato arsye

Mësoni se cilat janë ato arsye

Keni provuar çdo gjë për të humbur peshë dhe sërish nuk po funksionon? Atëherë, ekzistojnë pesë aryse të thjeshta që po ua pamundësojnë humbjen e peshës dhe portali rtv21.tv ju sjell këto arsye.

Pesë arsyet pse nuk po humbi dot peshë:

Nuk flini mjaftueshëm

Nivelet e gjumit janë të lidhura me nivelet e hormoneve, thotë Joey Shulman, autori i Thornhill Ont. “Njerëzit që janë të privuar nga gjumi kanë më shumë sekrecion të kortizolit, kështu që ata janë më të stresuar. Dhe kjo nxit ruajtjen e yndyrës gjithashtu“, thotë ajo.

Mungesa e gjumit gjithashtu shkakton luhatje në hormonet e urisë leptin dhe ghrelin, të cilat tregojnë nëse jeni i ngopur apo i uritur.

Po ndiqni në dietë të gabuar

Një truk i shumë dietave të famshme është se ato nuk fokusohen në ndryshimet afatgjata. “Njerëzit duan një rregullim të shpejtë dhe strategji të lehta për humbjen e peshës dhe shqetësohen për ndryshimin e zakoneve të tyre më vonë“, thotë dietisti Stefanie Senior në Toronto.

Jeni mërzitur nga stërvitja e tepërt

Pa marrë parasysh se sa i mirë është plani juaj i stërvitjes, duke qëndruar me të njëjtën rutinë të përditshme është e vështirë dhe dekurajuese. Është e rëndësishme që të ndryshoni mjaftueshëm rutinën tuaj të stërvitjes në mënyrë që të mos mërziteni. “Të paktën një gjë duhet të jetë ndryshe çdo ditë“, sugjerojnë trajnerët.

Po hani shumë të njëjtin ushqim

Dieta e të gjithëve duhet të jetë në thelb e ulët në bukë dhe madje edhe në fruta për rezultate të kënaqshme.

Jeni duke konsumuar ushqim natën

Një nga problemet me ngrënien gjatë natës është se njerëzit nuk hanë sa duhet gjatë ditës për të plotësuar nevojat e tyre jetike“, thotë Dr. Arya Sharma.

Nëse jeni të lodhur dhe të uritur kur vjen darka ju keni më shumë gjasa për të ngrënë çdo gjë që është e përshtatshme dhe konsumoni shumicën e kalorive të ditës tuaj në një kohë kur metabolizmi po ngadalësohet për shkak të mungesës së ushqimit gjatë ditës./21Media