Ato kanë numër të madh të pjesëtarëve në familje

Ato kanë numër të madh të pjesëtarëve në familje

Si tingëllon për ju gati 100 fëmijë? Ju keni dëgjuar për njerëz që kanë 3 fëmijë, 5 ose mbase 7, por disa familje janë më të mëdha se ato mesatare.

Më poshtë ju sjellim disa të dhëna për familjet më të mëdha, që janë të famshme për shkak të madhësisë dhe lidhjes së tyre, përcjell rtv21.tv

1. Zionët

Ziona u lind në Indi dhe ishte martuar me gruan e tij të parë, Zathiangi në moshën 17 vjeçare. Ai ka një nga familjet më të mëdha, me 39 gra dhe 94 fëmijë. Me kaq shumë njerëz në familje, ata mund të konsumojnë deri në 200 paund oriz dhe 130 paund patate në ditë. Ata të gjithë jetojnë në një ndërtesë me 100 dhoma dhe mbështeten në kafshët dhe të lashtat e tyre. Ai është gjithashtu udhëheqësi i sektit të krishterë indian, të quajtur Chana páwl dhe beson se së shpejti do të sundojë botën së bashku me Jezusin, shkruan bright side, përcjell rtv21.tv

2. Bates

Bates janë familje amerikane Ungjillore nga Tenesi me 19 fëmijë. Prindërit Gil dhe Kelly Jo kishin qenë vetëm 22 dhe 21 vjeç kur kishin vendosur për tu martuar në vitin 1987. Ata kurrë nuk donin me të vërtetë një familje të madhe, por pasi kishin lindur fëmijën e tyre të parë një vit më vonë, ata kishin vazhduar… Që nga ajo kohë, ata janë zgjeruar, derisa ata fëmijën e tyre të fundit e kanë pasur në 2012. Ata gjithashtu kanë 10 nipër e mbesa dhe presin që së shpejti të mirëpresin edhe 4 të tjerë.

3. Hanët

Kjo familje nga Dundee është ndoshta familja më e madhe në Skoci. Emma dhe Roy kanë 13 fëmijë që variojnë nga moshat 2-25 vjeç. Roy punon si infermier dhe Emma, 49 vjeçare është nënë e shtëpie që rritë më shumë se 10 fëmijët e saj, të cilët konsumojnë rreth 50 pin qumësht, 21 bukë dhe 5 kuti të mëdha me drithëra në javë.

4. Radfordët

Noel dhe Sue Radford ishin takuar kur kanë qenë fëmijë dhe nuk kishin shumë para se të nisnin krijimin e familjes. Ajo ishte vetëm 14 vjeç dhe ai ishte 18 vjeç kur ata kishin mirëpritur në botë fëmijën e tyre të parë, Christopher. Ata janë familja më e madhe në Britani me 22 fëmijë. Radfords jetojnë në Morecambe, Angli, në një shtëpi të madhe që dikur ishte një shtëpi pleqsh dhe prindërit zotërojnë dhe drejtojnë një furrë të suksesshme, të quajtur Radie’s Pie Company.

5. Duggars

Jim dhe Michelle ishin takuar në vitin 1980 në Arkansas. Ai e kishte bërë atë vizitë si anëtar i kishës Baptiste pasi ajo kishte deklaruar synimin e saj për të ndryshuar fenë dhe aty kishte filluar historia e tyre e dashurisë. 4 vjet më vonë, Jim, 19 vjeç dhe Michelle, 17 vjeç ishin martuar. Djali i parë i tyre, Joshua u lind në vitin 1988. Deri më sot ata kanë 19 fëmijë, gjysma e tyre janë të shkolluar, derisa ata janë edhe gjyshër, të cilët kanë 17 nipër e mbesa. Edhe ata kanë kapur vëmendjen e mediave dhe kanë ndjekur gjurmët e familjes Radford me shfaqjen e tyre televizive të realitetit, të quajtur 19 Kids and Counting./21Media