Një listë të filmave më të shikuar

Një listë të filmave më të shikuar

Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Në këtë festë familjarët ulen para Televizionit për t’u argëtuar me programet festive. Padyshim edhe këtë vit, Radio Televizioni 21 ka përgatitur një program të veçantë festiv, ku emra të ndryshëm të skenës muzikore do të jenë pjesë tij.

Pas festës, mund të relaksoheni edhe duke shikuar një film për t’i shtuar dozën e inspirimit dhe reflektimit ditëve festive.

1. New Year’s Eve

Filmi që patjetër duhet të jetë në listën tuaj është “New Year’s Eve”. Një ndërthurje historish rreth premtimeve, dashurisë, shpresës, faljes dhe shanseve të dyta në jetë.

Aktorët që luajnë në këtë film janë Robert De Niro, Michelle Pfeiffer, Sara Jessica Parker, Hilary Swank, Ashton Kutcher, Zac Efron, Josh Duamel, Halle Berry, Jon Bon Jovi, Katherine Heigl etj.

2. “The Holiday”

Një komedi romantike e vitit 2006, që u filmua në Kaliforni dhe Angli. Dy gra të dashura nga anët e kundërta të Oqeanit Atlantik, organizojnë një shkëmbim të shtëpive gjatë sezonin të festave, për t’i shpëtuar dhimbjes së ndarjes.

Në filmin me regji të regjisores amerikane Nancy Meyers, luajnë aktoret e famshme Kate Winslet dhe Cameron Diaz.

3. “Sleepless in Seattle”

Një komedi romantike amerikane e vitit 1993, me regji dhe skenar të e Nora Ephron, bazuar në një histori të Jeff Arch.

Në këtë film luajnë aktorët Tom Hanks dhe Meg Ryan, së bashku me një kast mbështetës që përfshin Bill Pullman, Ross Malinger, Rob Reiner, Rosie O’Donnell, Gaby Hoffmann, Victor Garber dhe Rita Wilson.

Filmi ishte një sukses kritik dhe tregtar, duke fituar mbi 227 milionë dollarë në të gjithë botën.

4. “About Time”

Është film britanik i zhanrit komedi-dramë romantike me regji dhe skenar të Richard Curtis. Filmi ka të bëjë me një djalë të ri me aftësinë për të udhëtuar në kohë i cili përpiqet të ndryshojë të kaluarën e tij me shpresën për të përmirësuar të ardhmen e tij.

Aktorët që luajnë në të janë Domhnall Gleeson, Rachel McAdams dhe Bill Nighy.

5. “The Bucket List”

Dy prej aktorëve më të mirë të gjeneratës së tyre Jack Nicholson dhe Morgan Freeman, në vitin 2007 ishin bërë bashkë për të filmin “The Bucket List”, i cili tashmë ka hyrë në radhën e “klasikëve” të paharrueshëm të filmave.

Edward dhe mekaniku i veturave Carter, dy të panjohur deri në momentin që fati i keq i bashkon në një dhomë spitali. Të diagnostikuar me kancer ata krijojnë një “Listë të dëshirave” për t’i bërë para se të vdesin.

Nëse dëshironi të reflektoni këtë fundvit, ky është filmi që kërkoni./21Media