Mënyrat që ju ndihmojnë të mos konsumoni alkool

Mënyrat që ju ndihmojnë të mos konsumoni alkool

Specialistët e mjekësisë po këshillojnë të gjithë pijedashësit që të konsumojnë më shumë gjatë javës pije jo alkoolike.

Konsumimi i lartë i alkoolit sjell shumë sëmundje të rënda si për shembull sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut, si dhe kanceri.

Helen Foster, ka ndarë me ne 5 mënyra për të pakësuar konsumimin e alkoolit:

Mëngjeset me miqtë

Një mënyrë që ju të largoheni nga alkooli.

Ushtrimi i frymëmarrjes

Përpara së të merrni ndonjë vendim, merrni dy herë frymë thellë dhe lëreni veten të bëjë zgjedhjen e duhur.

Bindeni veten se ju nuk e pini alkoolin

Thojini vetes suaj vazhdimisht se ju nuk e pini alkoolin. Duke e menduar dhe thënë shpesh ju mësoheni e kështu largoheni nga alkooli.

Mbusheni ditën me aktivitete

Nëse gjatë ditës ndjeni së jeni të mërzitur, atëherë mundohuni të merreni me diçka.

Prisni 15 minuta

Pjesën më të madhe të kohës dëshira për të pirë është diçka e momentit, prandaj prisni 15 minuta dhe mundohuni të shpërqendroni veten.