5 milionë euro për Minierën e Dubovcit

Pritet të hapen vende të reja pune

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se investitorët e kompanisë BISEK pritet që brenda 7 viteve të investojnë 5 milionë euro në Minierën e Dubovcit.

‘Nga ky investim pritet të krijohen mbi 100 vende te reja të punës. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronave të banorëve’, ka thënë Tahiri pas takimit me investitorët.

Me këtë rast ai ka theksuar se Komuna e Vushtrrisë është e përkushtuar për të krijuar ambient të sigurt për investime te huaja./21Media

Back to top button