21 persona të tjerë mbetën të lënduar

21 persona të tjerë mbetën të lënduar

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një koncert në kryeqytetin Algjerian.

Mijëra persona ishin mbledhur në një stadium për të parë reperin, Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, duke performuar kur një turmë e madhe njerëzish kanë rënë nga njëra prej hyrjeve, transmeton rtv21.tv.

21 persona të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital, thanë burime mjekësore për mediat lokale.

Detaje të mëtejshme në lidhje me incidentin nuk ishin të disponueshme menjëherë.

Sajti vendor i lajmeve TSA raportoi se nga pesë të rinjtë që humbën jetën ishin tre meshkuj dhe dy femra.

Koncerti vazhdoi dhe u transmetua drejtpërdrejt në një kanal TV Algjerian.

Algjeriani Soolking nuk ka komentuar ende mbi incidentin në mediat sociale.

Reperi Soolking është tepër i njohur në tregun muzikor ndërkombëtar. Ai mori pëlqimin e publikut shqiptar pas bashkëpunimit me këngëtaren kosovare, Dhurata Dora.

Bashkëpunimi i tyre “Zemër” deri më tani ka grumbulluar mbi 246 milionë klikime në kanalizn zyrtar “Youtube”./21Media