Simptomat që tregojnë se duhet të merrni më shumë kalcium

Simptomat që tregojnë se duhet të merrni më shumë kalcium

Trupi i njeriut ka rreth 1 deri në 1.5 kg kalcium. Pothuajse 100% e kalciumit në trup gjendet në kocka dhe dhëmbë, dhe ai është i nevojshëm për një trup të shëndetshëm dhe funksionim të mirë të organizmit.

Kur ju nuk merrni mjaftueshëm kalcium, mund të identifikoheni me anë të disa simptomave:

Nuk i konsumoni produktet e qumshtit

Nëse keni hequr dorë nga qumështi i lopës dhe nënproduktet e tij, atëherë duhet të konsumoni më shumë brokoli dhe bajame.

Lëkura e plasaritur dhe thonj të dobët

Lëkura dhe thonjtë janë një tregues i mirë i shëndetit. Thonjtë që nuk rriten apo thyhen kollaj është një sinjal që keni mungesë të kalciumit.

Keni shpesh krisje apo thyerje kockash

Qoftë edhe nga një dëmtim i vogël, ju keni thyerje kockash? Kjo tregon dukshëm se keni mungesë të kalciumit, madje në nivele shqetësuese.

Dhëmbët dëmtohen shpejt

Kalciumi i mban dhëmbët të fortë. Nëse nuk merrni mjaftueshëm kalcium përmes ushqimit, atëherë as dhëmbët nuk do jenë në formën më të mirë të mundshme.

Vuani nga presioni i lartë i gjakut

Kalciumi është një element i rëndësishëm kur vjen puna te procesi i qarkullimit të gjakut. Nëse nuk keni mungesë, atëherë edhe presioni i gjakut “ecën” me ritme normale./21Media