Këto janë vendet më të mira në botë sipas disa kritereve si: ndikimi kulturor, mikpritja, aventura, cilësia e jetës, fuqia, historia e shumë të tjera

Këto janë vendet më të mira në botë sipas disa kritereve si: ndikimi kulturor, mikpritja, aventura, cilësia e jetës, fuqia, historia e shumë të tjera

Zvicra

E njohur si federata zvicerane, është një vend i vogël në Evropën Qendrore, me 16 mijë kilometra katrorë me Alpe, lumenjë dhe lugina. Është një nga vendet më të pasura të botës dhe i njohur me shekuj për neutralitet. Zvicra e kryeson këtë listë që nga viti 2017.

Kanada

Kanada zë 2/5-tat e Amerikës veriore, duke u cilësuar vendi më i madh në botë pas Rusisë. Vendi është rrallë i populluar, shumica e rezidentëve jetojnë brenda kufirit të SHBA-së. Shkretëtira e shtrirë e Kanadës në veri ndikon në identitetin e Kanadasë, që rrit reputacionin e pranimit të imigrantëve.

Gjermania

Është vendi me i populluar në Unionin Evropian, që posedon ekonominë më të fuqishme në botë dhe ka  rritje të qëndrueshme në komunitetin ndërkombëtar, pas riunifikimit. Vendi i Evropës Qendrore ka nëntë kombësi, dhe peizazhi i tij ndryshon, nga fushat veriore që e mbërrijnë Veriun dhe detin Baltik deri te alpet e Bavarisë në jug.

Britania e Madhe

Është një vend i zhvilluar që ka ekonomi, politikë, shkencë të fuqishme ndërkombëtare dhe ndikim kulturor. E pozicionuar në pjesën veriperëndimore të Evropës, vendi e përfshin ishullin e Britanisë së Madhe, në të cilin përfshihet Anglia, Skocia, Uellsi dhe pjesët tjera të ishullit të Irlandës.

Japonia

Është një nga vendet më të avancuara teknologjike, një vend i Azisë Lindore me katër ishuj. Përderisa pjesa më e madhe është e mbuluar nga malet dhe vende me pemë, njerëzit e paktë kanë stil urban jetese. E ndikuar nga kulturat e fqinjve, vendi ka marrë traditat antike me aspekte të jetës Perëndimore./21Media