Ja si shpjegohet kjo gjë e rrallë

Ja si shpjegohet kjo gjë e rrallë

Një djalë pesëvjeçar po luante i qetë në shtëpi, kur shkoi të ankohej te nëna për dhimbje koke të tmerrshme. Ai u përplas në dysheme, duke mbajtur balliin e tij me të dyja duart, përcjell rtv21.tv.

Sapo mbërritën në spital, mjekët kryen testet e nevojshme dhe kuptuan se fëmija kishte një rast të rëndë hidrocefalus. Kishte ujë në trurin e tij dhe gjithashtu objekte me origjinë të çuditshme.

Cilat objekte ishin ato në trurin e fëmijës?

Shen Zhipeng, një neurokirurg në Spitalin e Fëmijëve në Zhejiang, Kinë, ishte i shqetësuar për atë që testet kishin zbuluar. “Unë nuk mund të gjeja një shpjegim për atë që këto objekte të çuditshme që shfaqen në pllaka mund të jenë.”, tha ai

I vogli u mor shpejt në kirurgji. Në procedurën që zgjati 6 orë mjekët hoqën nëntë dhëmbë

Shpjegim mjekësor

Me sa duket fëmija kishte një tumor të njohur si teratoma që nuk u zbulua në kohë. Ky lloj i cisteve është jashtëzakonisht i rrallë dhe ndodh vetëm në

5% të pacientëve me tumore në sistemin nervor qendror. Zakonisht është e kurueshme edhe pse ndonjëherë mund të bëhet kancerogjene.

Për kirurgun, nxjerrja e tyre ishte si “heqja e eshtrave nga një vezë e papërpunuar”. Operacioni ishte i komplikuar sepse doktorët duhej të ishin sumë të kujdesshëm që dhëmbët të mos shkaktojnë ndonjë dëm që mund të jetë i rrezikshëm për trurin e fëmijës. Në fillim ishte e vështirë për ta gjetur, por ata arritën të nxjerrin të gjithë dhëmbët.

Mjeku tregoi se kur fëmijët fillojnë të shfaqin simptoma të tilla si dhimbje koke dhe vjellje, prindërit zakonisht drejtohen tek një gastroenterolog, kur në të vërtetë kjo është shkaktuar nga një tumor në tru. Dr. Zhipeng rekomandon CT skanime për fëmijët tabela klinike e të cilës përbëhet nga të vjella për më shumë se katër javë./21Media