Bashkë me dy të tjerë kishin vjedhur 8 mijë euro

Bashkë me dy të tjerë kishin vjedhur 8 mijë euro

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamentit për Krime të Rënda, sot ka shpallur aktgjykimin dënues prej 5 vjetësh dhe dënim me gjobë prej 1 mijë eurosh ndaj të pandehurit me inicialet R.Sh., i cili akuzohet për grabitje.

I pandehuri akuzohet së më 17 prill 2019 në Ferizaj, në një prej pikave të ‘Money Gram’, pronar i të cilës është i dëmtuari H.H., i pandehuri R.Sh. së bashku me dy të pandehurit e tjerë C.G dhe G.G të cilët gjendën në arrati, me qëllim të përfitimit pasuror, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin hyrë në këtë lokal dhe kanë marrë kasën me para në vlerë prej tetëmijë eurove.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./21Media