50 aksidente për 24 orë në Kosovë

Mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e Kosovës janë regjistruar 50 aksidente. Prej tyre fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, kurse 14 prej tyre me të lënduar dhe 36 aksidente tjera me dëme materiale.

Policia ishte e ‘ashpër’ me shkelësit e ligjit, pasi shqiptoi 1 mijë e 696 tiketa trafiku.

Gjatë këtyre 24 orëve janë arrestuar 22 persona, 11 të tjerë janë në mbajtje, ndërsa 5 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button