Konflikti i radhës mes Wendyt dhe 50 cent

Konflikti i radhës mes Wendyt dhe 50 cent

Moderatorja Wendy Williams, ndonëse ka vite që konflikton me reperin 50 cent, ajo prapë se prapë shkoi në koncertin e tij.

Pasi artisti pa prezencën e moderatores , bëri një postim në Instagram ku shkruante: “Nuk mund të shfaqesh në festën time kur flet për mua. K***ë prit jashtë”, shkroi ai.

Wendy ka reaguar menjëherë për këtë. Ajo tregoi se ishte atje për djalin e saj dhe për reperin Snoop Dog. Burime pranë moderatores tregojnë se hyri në klub me forca sigurie dhe djalin e saj Kevin Jr. Ky i fundit kishte 19-vjetorin e lindjes dhe nëna e çoi të dëgjonte reperët e preferuar.

Në koncert performonin Snoop Dogg, Jacquees, Fabolous, Trey Songz dhe 50 cent.

Të dy qëndruan në zonën e Snoop, me të cilin bënë edhe fotografi, pa shkaktuar asnjë konflikt brenda në klub.