Ata i referohen këngës “Now” si hiti i verës

Ata i referohen këngës “Now” si hiti i verës

Kënga “Now” e këngëtares kosovare, Lindita Halimi po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga audienca në mbarë botën. Kjo këngë ka lënë mbresa për magazinën “Wazzuptonight” të cilët kanv shkruar një artikull për të. Ky shkrim është publikuar edhe në  faqen zyrtare të reperit amerikan, 50cent, “This is 50”.

Ata kanë ftuar adhuruesit e muzikës të dëgjojnë siç i referohen ata, hitin e kësaj vere.

“Kush do e mendonte që vajza që mbërriti në Shtete e Bashkuara të Amerikës nga Kosova në vitin 2013-të, do të kalojë shumë shpejt në një ikonë të pop-it. Me një përmbledhje të sukseseve të saj, ajo me këngën më të re “Now”, po qëndron në top listat e radiove duke dhënë një shenjë të fortë që sivjet kjo këngë do të jetë një hit veror”, shkruhet në artikullin e magazinës.

Këngëtarja ka njoftuar se këngën “Now” do ta prezantoj për herë të parë në skenë gjatë turit në Eurovision, ndërsa videoklipi i këngës do të publikohet menjëherë pas kësaj gare, në muajin maj.

Halimi, sivjet është përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin Eurovizion 2017-të me këngën “World”./21Media