50 milionë euro dënim për “Aktor”-in grek

Kompania greke “Aktor” me 50 milion euro për mashtrim dhe larje parash

Agjencia evropiane për luftë kundër korrupsionit e dënoi kompaninë greke “Aktor” me 50 milion euro për mashtrim dhe larje parash gjatë ndërtimit të autostradës Demir Kapi-Smokvica, lajmërojnë mediat greke.

Investimi total për ndërtimin e kësaj autostrade prej 28 kilometra është 257 milion euro. Vlera e tenderit, përkatësisht vlera e marrëveshjes me kompaninë greke është 248 milion euro. LSDM-ja publikoi dokument që në vitin 2013 dhe 2014, 95 persona të cilët kryesisht kanë qenë shtetas grek, nga llogaria e “Aktor-it” në afat prej nëntë muajve kanë tërhequr 3,5 milion euro kesh, përmes 278 transaksioneve.

Shtetasit grek të organizuar me autobus kanë ardhur në Negotinë dhe në prani të drejtoreshës Atina Zoiga, e cila gjithashtu është shtetase greke, i kanë marrë të hollat. E më pas, sipas LSDM-së, ato të holla i kanë lënë në vend, për shkak se kufirin e kanë kaluar pa to./21Media

Back to top button