Urime ditëlindjen, J Lo!

Urime ditëlindjen, J Lo!

Superylli Jennifer Lopez i mbushi 50 vjet dhe është ende e mrekullueshme. Para se të bëhej kaq e famshme, aktorja dhe këngëtarja amerikane bëri revolucion me paraqitjen e saj në MTV Video Music Awards në vitin 2000. Ajo u komentua shumë për stilin e saj unik, edhe tash pas dy dekadave, dominon me këtë stil unik.

Përveç sukseseve të shumta në fushën e aktrimit dhe në muzikë, artistja amerikane shumë herë u zgjodh edhe si femra më me ndikim në botë, transmeton rtv21.tv

Modelja dhe aktorja, Kim Kardashian i uroi asaj ditëlindjen, duke e cilësuar atë mbretëreshë.

“Urime ditëlindjen mbretëreshë”, shkroi ajo krahas stories së publikuar.

I fejuari i saj, Alex Rodriguez, i dedikoi asaj një urim të veçantë.

“Urime ditëlindjen JLO, është festa jote, Jennifer! Faleminderit që na ftove të ndajmë këtë ditë me ju”, shkroi ai krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

It’s your party, Jennifer! Thank you for inviting all of us to share this special day with you. 🎁 🎉 🎈

A post shared by Alex Rodriguez (@arod) on

Jennifer Lopez ka binjakët Max dhe Emme nga martesa e saj me këngëtarin e njohur, Marc Anthony, martesë kjo që përfundoi në vitin 2014. Ndërsa, Rodriguez ka dy vajza, Natashan dhe Ellan nga martesa e tij me Cynthia Scurtis, martesë kjo që mori fund në vitin 2008./21Media