Policia ka shqiptuar mbi 900 tiketa dënimi

Policia ka shqiptuar mbi 900 tiketa dënimi

Vetëm gjatë ditës së shtunë në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 52 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia e Kosovës nga 52 aksidente, 3 ishin me fatalitet, 28 prej tyre me të lënduar, ndërsa 24 vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Sa i përket shkeljeve të rregullave të komunikacionit policia ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 997 tiketa dënimi.

E për vepra të ndryshme penale gjatë ditës së shtunë policia ka arrestuar 12 persona. 4 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës bënë apel për kujdes të shtuar në komunikacion./21Media