Nuk ka pasur aksidente me fatalitet

Nuk ka pasur aksidente me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit. Nga të dhënat e prezantuara, gjithsej kanë qenë 52 aksidente, me dëme materiale kanë qenë 29, ndërsa me të lënduar 23. Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet.

Policia ka shqiptuar gjithsej 1555 tiketa të trafikut.

Po ashtu, janë arrestuar 16 persona, ku tetë prej tyre janë në mbajtje, ndërsa persona në vuajtje të dënimit janë dy.