Tërmeti në Iran

Tërmeti në Iran

Autoritetet po zhvillojnë operacione të kërkim shpëtimit dhe kanë njoftuar që në fshatrat e largëta në provincën e Azerbajxhanit Lindor kanë arritur të shpëtojnë mbi 80 persona. Sipas zyrtarëve, 28 persona janë të shtruar në spital, ndërkaq pesë persona kanë humbur jetën, përcjell portali rtv21.tv

Brenda 24 orëve janë raportuar së paku 520 persona të lënduar, duke rritur frikën se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi nuk dihet saktësisht niveli i lëndimeve i personave që po mjekohen në spitalet e rrethinës.

Irani ka përjetuar një seri tërmetesh të mëdha. Më 2003, një tërmet në magnitudë 6,6 të Rihterit goditi qytetin historik Bam, duke vrarë 26 mijë persona.

Më 2017, mbi 600 persona u vranë dhe mbi 9 mijë të tjerë u lënduan pasi një tërmet prej 7 ballësh goditi pjesën perëndimore të Iranit./21Media