Vazhdon avazi i vjetër edhe me Qeverinë e re!

Shqiptarët “jashtë” negociatave për emrin?

Përpjekjet e para për rikthimin e dialogut për çështjen e emrit po kalojnë pa angazhimin e partive shqiptare në Maqedoni edhe pse kërkesa që blloku shqiptar politik të përfshihet në procesin e bisedimeve është pjesë edhe e Deklaratës së Përbashkët. Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, bëjnë të ditur se në delegacionin që nesër do të udhëtoj për Athinë, nuk do të ketë asnjë përfaqësues shqiptar.

Shefi i diplomacisë do të shoqërohet nga ekipi i tij, dhe ambasadori e Maqedonisë në Greqi, Darko Angelov. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në disa raste ka përsëritur se për partinë e tij, integrimi në NATO është prioriteti numër një. Madje ai pati deklaruar se partia e tij ka hequr dorë nga barazia gjuhësore, vetëm që vendi të koncentrohet në euro-integrimetm, shkruan TV21.TV

“Ju të gjithë e dini që Bashkimi Demokratik për Integrim si çështje prioritare vendosi barazinë gjuhësore. Dhe ne për hire të interesave më të larta që kanë të bëjnë me stabilitetin e vendit, që kanë të bëjnë me proceset integruese, si NATO dhe BE, zhvendosem pikën e parë mbi barazinë gjuhësore dhe vendosëm në pikën e pestë të negociatave, me qëllim që të kemi një progres në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe anëtarësimit të vendit në NATO. Mirëpo pasoi kriza politike, dhe nuk kishte … Palët që kërkonin të negociohej, nuk kishte në vendin tonë me kë të negociohej, sepse vendi ishte në krizë të thellë”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së (07.12.2016).

TV21 kërkoi përgjigje nga zëvendëskryeministri për euro-integrime në Maqedoni, Bujar Osmani, se a ka pasur kontakte pala shqiptare me atë greke, pas formimit të qeverisë, por përveç vërejtje se do të lëshojë demant për kronikën, përgjigje konkrete nuk dha.
Tentimi i parë i politikës shqiptare për tu përfshirë më seriozisht në procesin e bisedimeve, përfundoi me injorim nga ana e partnerit të atëhershëm të koalicionit, VMRO DPMNE.

Përpjekjet e Ali Ahmetit për të vendosur dialog mes palëve, kryeministri i atëhershëm i quajti aktivitete partiake, që nuk kanë të bëjnë asgjë me politikën zyrtare të shtetit. Përndryshe, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov pritet që nesër të qëndroj në Athinë, ku do të takohet me homologun grek, Nikos Kocias. Në intervistën e tij për gazetën greke “To Vima”, Dimitriev edhe një herë ka dërguar apel deri tek pala greke që të ndihmojë Maqedoninë si shtet fqinjë për anëtarësimin në NATO. Ai ka thënë se edhe Greqisë i konvenon që të ketë një shtet fqinjë stabil dhe të sigurt.

Kryeministri, Zoran Zaev, gjatë vizitës së djeshme në Bruksel, e hapi mundësinë që Maqedonia të anëtarësohen në NATO nën referencën e përkohshme, e më pas të gjendet zgjidhje për problemin me emrin, kurse pritet që ky të jetë edhe propozimi i Dimitrovit për palën greke./21Media

 

Back to top button