Ministri inspekton një tjetër investim

Ministri inspekton një tjetër investim

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke kryer një tjetër investim në Fier për mbrojtjen e tokave nga përmbytjet. Ministri Bledi Çuçi pa nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e peneleve mbrojtës pranë fshatrave Ferras e Qarr.

Kjo është një nga ndërhyrjet më të rëndësishme për të mbrojtur nga përmbytjet dhe gërryerja tokat e fshatrave Ferras e Qarr. Ndërtimi i urës në autostradën Fier-Vlorë e kishte devijuar të gjithë rrjedhën e lumit, duke bërë që ujërat të vërshonin në këto toka. Me 6 penelet që po ndërtojmë praktikisht pengojmë marrjen e tokës nga lumi”, tha Çuçi.

Investimi kap vlerën e rreth 53 milionë lekëve. Në përfundim të tij garantohet mbrojtja e qindra hektarëve tokë bujqësore që përmbytej dhe gërryhej nga vërshimi i ujërave të lumit Vjosa. Kjo zonë ka qenë problematike që prej ndërtimit të urës së re në autostradën Fier-Vlorë, pasi devijoi rrjedhën e lumit.

Punimet deri më tani janë realizuar në masën 90%. Përpara sezonit të dimrit investimi do të jetë i përfunduar. Ministri shoqërohej në këtë vizitë nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi dhe deputetët e qarkut./oranews