Autori shoqërohet në Polici

Autori shoqërohet në Polici

Një 53 vjeçar është plagosur me armë zjarri pranë godinës së bashkisë së vjetër të Kavajës.

Policia e Tiranës njoftoi se ngjarja u shënua sot rreth orës 11:00 në lagjen numër 2, dhe se autori është shoqëruar për në Komisariat.

Gjithashtu, Policia tha se është sekuestruar dhe arma e krimit, kallashnikov.

Për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja  po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov“, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media