Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë

Policia ka njoftuar se ditën e sotme një grua është gjendur e vdekur në urbanin e “Tiranës së Re”. Bëhet fjalë për 53 vjeçare me i nicialet L.F banuese në Dibër e cila ka ndërruar jetë si pasojë e “arrestit kardiak”.

“Më datë 20.12.2017,  rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Tiranë të re, në autobus një shtetase ka humbur ndjenjat.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku ka rezultuar se :

Në Tiranë të Re, brenda në autobusin e linjës  Tiranë e Re, e ulur në një nga serdiljet e autobusit, shtetasja L.F., 53 vjeçe, banuese në Dibër, ka humbur jetën.

Sipas mjekut  të ambulancës paraprakisht  dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e “arrestit kardiak”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.