E detyroi 24-vjeçaren të kryejë marrëdhënie seksuale

E detyroi 24-vjeçaren të kryejë marrëdhënie seksuale

Një burrë nga Karolina e Jugut po akuzohet pasi mbajti rob një grua 24-vjeçare dhe foshnjën e saj në shtëpinë e tij për më shumë se një muaj dhe e detyroi 24-vjeçaren të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

James Bryan Peterson, 54-vjeçar, u arrestua javën e kaluar pasi dyshohet se kidnapoi 24-vjeçaren dhe foshnjën 8-muajshe nga shtëpia e tyre me kamion shërbimi më 4 korrik.

Nëna dhe foshnja e saj përfundimisht arritën të shpëtojnë, pasi ajo thirri emergjencën 911 më 9 gusht, për t’iu treguar atyre se ata po mbahen të mbyllur në shtëpinë e Peterson në Willard.

Zyrtarë të policisë thonë se ai e trajtoi atë si sllave seksi për muaj me radhë. Madje, ai e shokoi atë duke përdorur pistoletë taser dhe e kërcënoi me revole. Autoritetet thonë se gruaja dhe fëmija i saj tani janë të sigurt.

Peterson fillimisht ishte i ngarkuar me dy akuza, për dhunë seksuale dhe për përdorim të armës. Ai u lirua nga burgu i Pender County, një ditë pas arrestimit, meqë dhuroi shumën prej 20 mijë dollarë.

Pastaj, policia ekzekutoi një urdhër kërkim në shtëpinë e tij dhe e ri-arrestoi atë. Ai tani akuzohet për trafikim me njerëz, kidnapim dhe për abuzim seksual. Policia po e heton rastin./21Media