Kosova është duke u përballur me Luxembourgun në ndeshjen e vlefshme për Euro 2020

Kosova është duke u përballur me Luxembourgun në ndeshjen e vlefshme për Euro 2020

Përfaqësuesja e meshkujve e Kosovës në hendboll sot po përballet me Luxembourgun, në kuadër kampionatit Evropian për vendet në zhvillim.

Në pjesën e parë të takimit, dominuan djelmoshat nga Kosova, të cilët arritën që pjesën e parë ta përfundojnë me epërsi prej 6 pikëve, me rezultat 17-11, shkruan rtv21.tv.

Kombëtarja kosovare po tregohet më e suksesshme në çdo aspekt të lojës, duke mos lënë hendbollistët e Luxembourgut të sulmojnë si dhe duke iu shkaktuar probleme në mbrojtje.

Ndeshja po zhvillohet në Veliko Tarnovco në Bullgari dhe po transmetohet drejtpërdrejtë në RTV21 Plus./21Media