Shfaqja ka krijuar polemika, diskutime e impakt në publikun e Kosovës dhe Maqedonisë

Shfaqja ka krijuar polemika, diskutime e impakt në publikun e Kosovës dhe Maqedonisë

50 hije nuk mjaftojnë për një gej. Kështu Jeton Neziraj vendosi të krijojë 55 hije të tjera, për t’i përcjellë shoqërisë shqiptare një tjetër histori seksualiteti.

Neziraj ka zgjedhur që t’i flasë shoqërisë shqiptare me një gjuhë të thjeshtë, ashtu sikurse përgjigjemi kur na pyesin se sa i pranojmë personat me orientime të tjera seksuale, por pa përjashtuar edhe gjuhën e përfitimit, viktimizimit apo atë diplomatike kur kërkohen fonde për sfida shoqërore.

Shfaqja ka krijuar polemika, diskutime e impakt në publikun e Kosovës dhe Maqedonisë. Tirana e pret trupën nga Kosova, mbrëmjen e kësaj të mërkure në Teatrin Kombëtar.