550 mijë euro për të gjelbëruar Gjilanin

Haziri e Matoshi nënshkruajnë marrëveshje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për financimin e projektit “Krijimi i zonave të gjelbra në Gjilan” në vlerë prej 550 mijë euro.

Haziri tha se ky projekt do të prek 46 fshatrat e Gjilanit dhe 6 fshatra të tjerë.

Ky projekt krijon mundësinë që në hapësira që qarkullojë njerëzit të minimizohen qarkullimi i veturave. Ky memorandum është në kuadër të politikave të komunës së Gjilanit në projektin për një Gjilan të gjelbër, për një Gjilan ekologjik. Po ashtu, Gjilani do ta ndërtojë edhe parkun që i dedikohet personave me aftësi të kufizuara”, tha Haziri.

Komuna e Gjilanit ka trashëguar shumë probleme në fushën e mjedisit, andaj sipas Matoshtit, përmes investimeve kapitale kjo komunë do të arrij një zhvillim të qëndrueshëm.

Me këtë projekt Gjilani do të merr një pamje te re, një cilësi më të mirë të ajrit dhe mjedisit në përgjithësi. Angazhimi jonë i përbashkët mbetet që përmes projekteve të krijojmë një qytet ekologjik që do të jete shembull dhe për komunat tjera”, tha Matoshi.

I pari i MMPH-së, ka treguar që këtë vit në Gjilan po fillojë realizimi i 5 projekte që në total kapin vlerën prej 1.5 milion euro.

Projektet që i kemi filluar në Gjilan janë: krijimi i zonave të gjelbra në Gjilan në vlerë prej 550 mijë euro; vazhdimi i punimeve në Lumin Mirusha në vlerë prej 250 mijë euro; ndërtimi i kanalizimit në shtratin e lumit në Dobërçan në vlerë prej 550 mijë euro dhe pastrimi i shtretërve të lumenjve Morava dhe Stanishorka në vlerë prej 100 mijë euro si dhe projektin ‘Ta pastrojmë Kosovën’ në vlerë prej 100 mijë euro”, tha ministri.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmendi edhe projektin më të madh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan, i cili do të fillojë të ndërtohet së shpejti, vlera e të cilit është 26 milionë euro.

 

Back to top button