Disa këshilla për bebet e posalindura

Disa këshilla për bebet e posalindura

Dihet që ato janë shumë të ndjeshme, andaj duhet t’iu kushtohet kujdes i veçantë. Ambienti i shtëpisë është tejet i rëndësishmëm, po si duhet të jetë ai për të qenë ideal për të porsalindurin?

Temperatura në shtëpi duhet të jetë gjithmonë konstante.

Temperatura ideale do të ishte 20 gradë, por në banjo mund të jetë edhe pak më e lartë, ndërsa në dhomën e gjumit jo më shumë se 18 gradë.

Dhoma ku fle fëmija duhet të jetë e ajrosur mirë dhe jo me ajër shumë të thatë.

Nëse në shtëpi përdorni kalorifer, vendosni një lagështues ajri.

Nëse shtëpia ka shumë lagështi mund të instaloni një tharës ajri (janë aparatura të posaçme që mund t’i blini në dyqanet me elektroshtëpiake).

E ajrosni mirë shtëpinë. Idealja do të ishte 3 herë në ditë: në mëngjes, në mesditë, dhe në darkë para gjumit.

Nëse fëmija ka lindur para kohe temperatura mund të jetë disi më e lartë, përkatësisht rreth 22-24 gradë me lagështirë 50%. Temperatura e ujit të banjos duhet të jetë rreth 36-37 gradë./21Media