56-vjeçari vetëvritet në vendin e punës
Policia po merret me rastin
Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës sot duke u vetëvarur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vorë, ku sipas policisë “rreth orës 08:10 në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar me detyrë roje”.
Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar 56-vjeçarin në vetëflijim.
Ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews