Mobilizohen policët nga Meksika deri në Kolumbi

Mobilizohen policët nga Meksika deri në Kolumbi

​Kontrollet e kryera në tetë shtete të Amerikës Latine çuan në arrestimin e 560 personave të përfshirë në trafik armësh, njoftoi sot Interpoli.

Ky operacion mobilizoi për një javë, në fund të shkurtit, policët nga Meksika deri në Kolumbi.

Një numër i përgjithshëm prej 857 armësh zjarri, përfshirë dy pushkë AK47 në Kosta Rika, rreth 40 mijë fishekë, 20 granata, si dhe u sekuestruan uniforma të ndryshme policore dhe ushtarake.

Përveç arrestimeve, agjencia për bashkëpunim ndërkombëtar të policisë me seli në Lion (Francë) njoftoi ndalimin e një personi të njohur me emrin “Zeus o Mono”, i dyshuar si koka e trafikut ndërkufitar që mundësonte furnizimin me armë të ELN-së.

Ai u interceptua, ndërsa përpiqej të kalonte ilegalisht nga Guatemala në Hunduras, përpara se t’u dorëzohej autoriteteve kolumbiane.