Fisi tregon se ka siguruar votat për tu bërë deputet

Ai ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë

Kandidati për deputetë nga Vetëvendosja, Fisnik Ismaili ka treguar sa ka siguruar votat e mjaftueshme per tu bërë pjesë e legjislaturës së Kuvendit.

Ismaili ka falënderuar  të gjithë qytetarët të cili e kanë votuar dhe ka premtuar se se do t’i përfaqësoj qytetarët e vendit në menyrën më të mirë të mundshme.

“Erdhi ai momenti që po due me iu falënderue krejt atyne njerëzve të mirë që e votuen Lëvizjen, e në veçanti atyne që e lypën FI51 në listë edhe e shënjuen #meZemër, por s’po di qysh me ia nisë, aq shumë që jam prekë e emocionue tash e një javë. Nuk e di se qysh ndjehen të tjerët, por për mue secila votë ka randësi të veçantë, sepse është votë e vërtetë. Votë, të cilën ti ma ke besue. Votë, të cilën s’ma ka qitë goja me ta lypë, por ti prapëseprapë ke besue se e meritoj. Votë, numrin e të cilës e ke mbajtë në mend, sepse ke besue se kam me të përfaqësue në Kuvend, me qeto të mirat e të metat që i kam, pak i huqt, pak i fëlliqt, por gjithmonë me zemër plot për të mirën e vendit ku po jetojmë, e me shpirt kundërshtar i së keqes”, thuhet në postimin e tij.

Po ashtu në postimin e Ismailit thuhet se Vetëvendosja është rritë dyfish dhe se ai ka marrë po ashtu dy herë dyfish vota më shumë se nga zgjedhjet e kaluara.

“Prandej, përgjegjësia jonë ndaj juve na u ka rritë qindfish, sepse tash jemi të parët. Krejt shpresat, e krejt sytë janë të drejtuem kah këta 31 a 2 veta që duhemi me e zbardhë Kuvendin e Kosovës, sepse për këtë jemi zotue me mendje, e jemi betue me zemër. E unë po të premtoj se kam me e ba ma të mirën të mundshme për me të përfaqësue jo vetëm ty që ma besove këtë detyrë, por secilin qytetar të këtij vendi, i cili po e do një jetë ma të mirë, e që ndoshta as Lëvizjen nuk e voton”, thuhet në postim.

“S’po premtoj se kam me qenë i pagabueshëm, sepse s’ka njeri në botë që punon e nuk gabon. Por, kam me mësue prej gabimeve të mia, sikur çdo herë tjetër që kam mësue. E prej teje krejt çka po kërkoj është me pasë pak durim. Të këqijat që i ka përjetue kjo Kosovë për 18 vjet nuk rregullohen shpejt, por që munden me u rregullue, e kemi dëshmue qe gati 4 vjet në Prishtinë, e nuk kemi me ju zhgënjye tash e tutje as jashtë saj.S’po di a ishte ky falënderim i mjaftueshëm, por falënderimin ma të madh tash e kam për detyrë me ta dhanë me punë, të cilën kam me e ba me shumë dashni”, përfundon postimi i Ismailit./21Media

Back to top button