Gjendet trupi i pajetë i një myslimaneje të zhdukur në Virgjinia

E reja ishte zhdukur ditë më parë pas një zënke me një ngasës

Policia në shtetin amerikan të Virgjinias e ka gjetur trupin e pajetë të një 17 vjeçareje, myslimane, e cila ishte sulmuar në afërsi të një xhamie para se të zhdukej.

E reja, e identifikuar si Nabra Husein, ishte duke shëtitur me miq ndërkohë që u përfshi në një zënkë me një ngasës në Herndon. Ngasësi kishte dalë nga vetura dhe e kishte sulmuar vajzën, e cila më vonë ishte zhdukur. I dyshuar 22 vjeçar është arrestuar dhe po akuzohet për vrasje.

Arsyeja e sulmit ende nuk dihet, por krimi i urrejtjes është një nga opsinet që po hetohet nga autoritetet./21Media

Back to top button