Sezoni i shirave në Indonezi

Sezoni i shirave në Indonezi

Punëtorët e shpëtimit kanë hasur në probleme për të mbërritur në pjesët periferike të provincës, ku ekziston frika se një numër më i madh i njerëzve mund të kenë humbur jetën.

Rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe rrëzimi i pemëve, e ujërat kanë dëmtuar 2 ura si dhe 100 shtëpi, shkruan rtv21.tv.

Më shumë se 4 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre. Vendi më i prekur ishte Sentani, nga ku u nxorrën 51 viktima, e 7 të tjerë u gjetën në kryeqytetin e provincës Jaypura.

Vërshimet janë të shpeshta në Indonezi, sidomos gjatë muajve tetor deri në prill, kur është edhe sezoni i shirave.

Në janar, rreth 70 persona humbën jetën nga vërshimet në ishullin Sulawesi./21Media