Zogu në Luftën e Parë Botërore kishte dalë vullnetar në krah të Perandorisë Austro-Hungareze

Zogu në Luftën e Parë Botërore kishte dalë vullnetar në krah të Perandorisë Austro-Hungareze

Ahmet Zogu kishte lindur në Burgajet të Matit, më 8 tetor 1895. Kishte qenë politikan shqiptar, ministër i Brendshëm (30 janar, 1920 – 14 nëntor, 1920), kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 – 1928) dhe mbret, 1 shtator1928 – de facto 7 prill 1939 pas pushtimit italian, ndërsa, de jure më 2 janar 1946 pas shpalljes së Shqipërisë Republikë.

Më 9 prill 1961, Ahmet Zogu kishte vdekur  në Spitalin e Sursnes afër Parisit në orën 16.00, në moshën 65-vjeçare.

Mësimet e para i kishte marrë në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen (Efendi) Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13-vjeçare.

Më 15 qershor 1905, ishte larguar për në Stamboll dhe kishte filluar studimet në Lyce Imperial de Galatasaray, qendra e atëhershme e Perandorisë Osmane në rënie, që kontrollonte Shqipërinë dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912.

Gjatë Luftës së Parë Botërore kishte dalë vullnetar në krah të Perandorisë Austro-Hungareze.

Mësimet i kishte marrë në gjuhën gjermane dhe kishte thelluar njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore. Mbas vdekjes së babait të tij Xhemal Pasha Zogu, ai ishte bërë i zoti i shtëpisë së tij dukë u mbështetur nga nëna ë tij, Sadije Toptani që më pas u bë nëna mbretëreshë. Në këtë kohë 13-vjeç, Ahmet Zogu ishte bërë shef i krahinës së Matit.

Më 1 nëntor 1912, kishte marrë pjesë me 2000 matjanët e tij në luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur në ndihmë qytetit të Shkodrës i cili mbrohej nga Hasan Riza Pasha dhe daja i tij Esat Pashë Toptani. Por, ishte thyer  keq nga serbët në Zadrimë. Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte Beu i Vogël, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash.

Ndërkohë që luftonte, ishte njoftuar se Dibra ishte pushtuar nga forcat serbe, si dhe po i drejtoheshin Matit. Atëherë Ahmet Zogu me shpejtësi të madhe ishte nis për në Mat, ku kishte filluar menjëherë përgatitjet për të mbrojtur të paktën Matin nga sulmi. Mbas përfundimit të kuvendit ishte kthyer në vendlindje, ku kishte organizuar mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës, kundër ushtrisë serbo-sllave. Në Mat Zogu, kishte shumë armatim dhe municione për të cilët kishin nevojë kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në Mat për t’u furnizuar. Edhe një herë Mati ishte bërë qendra e Shqipërisë dhe bijtë e tij nuk i kishin braktisur të ardhurit por i kishin mbajtur në familjet e tyre të pa ndarë në ushqime.

Gjatë qeverisjes së Ismail Qemalit, Zogu kishte mbrojtur interesat e kësaj qeverie duke kundërshtuar edhe Esat Pashë Toptanin. Në kohën e ardhjes dhe përpjekjeve të Princ Vidit që të instalonte qeverinë e tij në Shqipëri, ai e përkrahu atë. Në pranverën e 1914, kishte plasur një kryengritje kundër Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga Esat Pashë Toptani). Zogu ishte vënë në ndihmë të Princ Vidit dhe kishte kërkuar nga forcat rebele që të tërhiqeshin dhe mos të rrezikonin interesat kombëtare.

Mbas një përgjigje negative nga ana e rebelëve, ai kishte marshuar drejt Elbasanit dhe Krujës, i kishin thyer forcat rebele dhe ishte vendosur në Krujë. Gjatë kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi ishte larguasr nga Shqipëria dhe ia kishte lënë administrimin e vendit një përfaqësie ndërkombëtare, kjo kishte bërë që edhe Zogu, të tërhiqej nga Kruja drejt Matit. Në luftën e parë botërore Mbreti Zog ishte rreshtuar në krah te Austro-Hungarisë dhe kishte vënë në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë (çliron Skraparin dhe Durrësin).

Më 3 mars 1916, Zogu kishte thirrur Kongresin Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë. Kjo iniciativë e tij, në fillim kishte pasur mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më vonë ishte trembur dhe e kishte penguar. Ky akt kishte bërë që Zogu, të ishte tërhequr nga Lufta e Parë Botërore, si shenjë revolte kundër këtij veprimi. Austriakët, ngaqë ishte nip i Esat Toptanit kishin dashur ta internonin. E ëma, i kishte kërkuar ndihmë At Pal Dodajt, atëherë në Rubik, që t’i shpëtonte të birin. At Dodaj kishte shkuar në Burgajet, e kishte veshur si frat Ahmetin dhe e kishte marrë në Kuvendin e Rubikut. Me ndërhyrjen e At Dodajt, Zogu kishte shkuar me studime në Austri në një Akademi Ushtarake.

Në Janarin e 1917, mbas vdekjes së Franc Jozefit, në Vjenë ishte bërë kurorëzimi i Karlit dhe ishte ftuar një delegacion nga Shqipëria. Mbas kësaj ceremonie austriakët i kishin kërkuar Zogut, që të qëndronte në Vjenë, vend i cili kishte ofruar bursa për një grusht shqiptarësh, e kishte plane për Shqipërinë. Atje kishte takuar dhe Çatin Saraçin. Ai ishte detyruar të vendosej në Vjenë deri në përfundim të Luftës. Në 1919, Shqipëria kishte rrezikuar realisht ndarjen, kështu që Zogu ishte rikthyer në aktivitetin politik, duke kërkuar që të mbahej një kongres kombëtar për të mbrojtur fatet e Shqipërisë, kongres që ishte mbajtur në Lushnjë me 21-31 janar 1920 i siguruar me 9,000 vete nga ai (Kongresi e emëroj ministër te brendshëm).

Më 11 shkurt 1920 pas kundërshtisë italiane për të mos lejuar vendosjen e qeverisë në kryeqytetin e vendit në Durrës, Zogu kishte çarë barrikadën dhe siguruar vendosjen e qeverisë dhe Këshillit të Naltë në Tiranë. Më 6 mars 1920 së bashku me ministrin e Drejtësisë kishte bërë bashkimin e Shkodrës me pjesën tjetër të vendit. Në shkurt–nëntor 1920 kishte stabilizuar rendin në Shqipëri. Në nëntor 1920 suksesi i tij kishte ngjallur xhelozi dhe si pasojë e saj, qeveria kishte dhënë dorëheqjen. Më 5 prill 1921 ai ishte zgjedhur deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar. Më 4 nëntor 1921 ishte emëruar nga qeveria komandant i operacioneve ushtarake për krahun lindor kundër serbëve.

Më 14 dhjetor 1921 pas shtypjes së grushtit të shtetit kishte shkuar në Tiranë dhe siguruar qetësinë e vendit. Më 24 dhjetor 1921 ishte emëruar sërish ministër i Punëve të Brendshme. Më 1922 kishte ndryshuar mbiemrin, duke hequr prapashtesën turke -olli, dhe duke lënë thjesht Zogu. Në mars 1922 i kishte bërë ballë rebelimin të forcave opozitare, duke ruajtur kryeqytetin nga anarkia. Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër.

Në këtë post, Zogu ishte i pari që kishte nisur punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai kishte ngritur grupet e ekspertëve me nga dy përfaqësues për çdo ministri.

Në shtator 1923 Zogu ishte konfirmuar edhe si kryetar i Partisë Popullore. Në dhjetor 1923 Zogu kishte arritur të sigurojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, por pa arritur numrin e duhur për krijimin e qeverisë së re. Për herë të parë ai ishte zgjedhur me dy mandate, në Dibër dhe në Durrës. Më 23 shkurt 1924 për shkakun se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët kishte siguruar një shumicë të re, i ishte organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues.

Zogu ishte plagosur gjatë hyrjes së tij në parlament nga Beqir Valteri me 24 shkurt. Tek Zogu po hynte në derë Valteri, i cili e kishte qëlluar me qetësi tri herë mbi trupin e Ahmet Zogut. Zogu kishte  marr tre plumba, një në dorë, një kofshë dhe një në bark.